Një kamion është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:25 në segmentin e autostradës Suharekë-Duhel.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, e ka konfirmuar rastin për AutoPortalin.
Sipas informacioneve zyrtare, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. Policia dhe zjarrfikësit janë ende në vendngjarje”, tha Bytyqi.



