Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier–Seman në Shqipëri, pranë mbikalimit të trenit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, shkruan TopChanel.
Sipas informacioneve paraprake, nuk bëhet fjalë për aksident, por dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në mjet, përcjell AutoPortali.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.




