Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mundësi për mjegull nëpër lugina dhe ultësira.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe e lehtë, me shpejtësi prej 2-14 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.



