Ditë me diell dhe vranësira
D

Ditë me diell dhe vranësira

Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Në mbrëmje, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, reshjet lokalisht pritet të intensifikohen, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C.

TË FUNDIT