Ditë me plot diell
D

Ditë me plot diell

Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të pjesshme. Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.

TË FUNDIT