Dominim absolut i spanjollëve në Indonezi
D

Dominim absolut i spanjollëve në Indonezi

Piloti spanjoll i Ducati Gresini, Fermin Aldeguer, është fitues  i garës për Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP. Ai zhvilloi një garë të qetë, të cilën e dominoi nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke e merituar fitoren.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli i KTM, Pedro Acosta, që la pas patriotin e tij Alex Marquez me motorin tjetër të Gresini. Një dominim spanjoll në pistën e Mandalika, në një garë ku Aldeguer mbërriti në finish 7 sekonda para rivalëve.

Spanjolli Marc Marquez me Ducati, që një javë më parë u shpall kampion bote në Japoni, u rrëzua që në xhiron e parë pas një kontakti me Marco Bezzecchi (Aprilia).

Jashtë gare mbeti edhe italiani Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati.

TË FUNDIT