Donjeta Sadiku ka shënuar fitore në meçin e saj të parë në turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.
Ajo ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj rivales nga Britania e Madhe, Shona Whitwell.
Për ta fituar normën olimpike, Sadikut i duhen edhe tri fitore. Vetëm tri vendet e para në kategorinë e saj deri në 60 kg marrin biletën për Paris 2024.
Të dielën ka garuar, Bashkim Bajoku (-51 kg), i cili pësoi humbje në rrethin e parë, ndërsa të enjten në ring ngjitet edhe vëllai i tij Shpetim Bajoku (-63.5 kg).