Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike “Paris 2024” për bokiseren tonë Donjeta Sadiku tashmë duket një mundësi reale.
Ajo është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit. Donjeta ka vazhduar me fitore në turneun kualifikues që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.
Pasi triumfoi të martën ndaj boksieres nga Britania e Madhe, Shona Whitwell, Donjeta ka arritur edhe një fitoretë mërkurën.
Boksierja jonë në ndeshjen e dytë mundi kundërshtaren greke, Christina Linardatou, në kategorinë deri në 60 kg.
Me këtë fitore, Donjeta është kualifikuar në çerekfinale dhe tani i duhen edhe dy fitore për ta siguruar ‘vizën’ për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.