Drag Race 1, pjesëmarrje masive, spektakli vazhdon nesër
D

Drag Race 1, pjesëmarrje masive, spektakli vazhdon nesër

Të shtunën është mbajtur pjesa e parë e garës Drag Race 1, ndërsa pjesa më interesante ka mbetur të vazhdojë të dielën.

Garat përfunduan në Klasat 16, 15, 14 dhe 13 në të dyja divizionet (FWD/RWD dhe AWD).

Ndërsa, në klasat 12, 11, 10, 9… garat vazhdojnë nesër.

Në përgjithësi gara ishte mjaft interesante, me rivalitet, me vetura atraktive dhe vozitës tashmë të dëshmuar.

E veçanta e garës ishte fakti që është shënuar numër më i madh i pjesëmarrësve në historinë e garës Drag Race në Kosovë.

Plot 112 garues u regjistruan në tavolinën zyrtare, ndërsa ky numër nesër pritet të rritet edhe më shumë.

Rezultatet:
Divizioni FWD/RWD
Klasa 13
1.Tarik Isovic (VW Beatle)
2.Fitim Ibriqi (Golf II)
3.Hamza Dautovic (Polo)

Klasa 14
1.Denis Kajtalovic (Audi A3)
2.Granit Zeqiri (Golf III)
3.Hasan Hasani (Golf V)

Klasa 15
1.Albin Shabani (Golf MK2)
2.Flamur Muçaj (Audi RS3)
3.Lumbardh Muçaj (Golf IV)

Klasa 16
1.Aldin Tutic (Polo 1.6 TDI)
2.Qamil Salihu (BMW 535D)

Divizioni  AWD
Klasa 13
1.Elion Ajdini (BMW 330D)
2.Liridon Bytyqi (BMW)
3.Denis Cela (Mercedes)

Klasa 14
1.Sinan Kolasinac (Golf)
2.Anel Rusovic (Golf VI)

 

 

 

TË FUNDIT