Drita i bashkohet Prishtinës në çerekfinale
D

Drita i bashkohet Prishtinës në çerekfinale

Pas Prishtinës, Drita është skuadra e dytë që e ka siguruar kualfikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, duke e eliminuar Dukagjinin.

Skuadra gjilanase është kualfikuar vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta kanë përfunduar me barazimin 0:0.

Me anë të penalltive, më të saktë u treguan futbollistët e Dritës, të cilët shënuan katër herë e humbën një, ndërsa klinasit tri herë dhe e humbën dy.

Kështu, Drita me rezultatin 3:4 pas penalltive, kalon në fazën gjysmëfinale.

Dy skuadrat tjera çerekfinaliste përcaktohen pas ndeshjeve të nesërme, në të cilat takohen Malisheva – Ballkani dhe Vjosa – Suhareka.

TË FUNDIT