Drita sonte përballë Rayo Vallecanos, në kërkim të kualfikimit tutje në Conference League
D

Drita sonte përballë Rayo Vallecanos, në kërkim të kualfikimit tutje në Conference League

Drita sonte zhvillon ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Conference League.

Kampionia në fuqi e Kosovës do të përballet në Madrid me skuadrën spanjolle Rayo Vallecano.

Gjilanasit kanë ende gjasa reale për t’u kualifikuar në play-off, madje edhe në rast humbjeje.

Aktualisht, Drita renditet në vendin e 19-të me tetë pikë, ndërsa Rayo Vallecano zë pozitën e shtatë me gjithsej 10 pikë.

Kujtojmë se skuadrat e renditura nga vendi i parë deri në të tetin sigurojnë kualifikimin direkt në 1/8 e finales, ndërsa ato nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-të avancojnë në fazën e play-off-it.

TË FUNDIT