Dy gjigantët italianë në “luftë” për Zhegrovën
D

Dy gjigantët italianë në “luftë” për Zhegrovën

Juventusi është i interesuar për Edon Zhegrovën, sulmuesin anësor të Lilles, i lindur në vitin 1999. Lajmi për yllin e Përfaqësueses së Kosovës konfirmohet nga “Tuttosport”, gazeta sportive torineze shumë pranë klubit bardhezi.

Sipas saj, Juventusi pritet të hyjë në negociata me agjentin e lojtarit kosovar, Hasan Cetinkaja, me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera, duke qenë se është i njëjti agjent që shiti Denis Zakaria. për 20 milionë te Monaco.

Mirëpo, edhe Roma është në gjurmët e Zhegrovës, ndërsa Napoli ka hequr dorë nga ky objektiv.

I blerë nga Lille për 7 milionë euro nga Basel në janar 2022, ai ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me klubin francez, me të cilin shënoi 12 gola dhe dha 10 asistime këtë sezon.

TË FUNDIT