Kampionati Evropian vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit B.
Pas ndeshjeve të fundit të Grupit A, tani radhën e ka për t’u mbyllur Grupi B, ku përveç Shqipërisë, luajnë edhe Spanja, Italia dhe Kroacia.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spanjës e cila tashjmë është kualifikuar.
Kuqezinjtë dhe “La Roja” do të ndeshen me fillim nga ora 21:00 në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, në të njëjtin orar do të luajnë Kroacia dhe Italia.



