Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Stanovc të Vushtrrisë, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 10:55, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”.



