Dy persona janë ndëshkuar sot rreth orës 00:03 me gjobë pasi kanë zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, në Ferizaj.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë, transmeton Telegrafi.
“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 00:03, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy automjete të tipit Opel dhe Daimler Benz, njëra me targa të huaja dhe tjetra me targa vendore. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë”, thuhet në njoftim, përcjell AutoPortali.
Tutje siç bëhet e ditur në njoftim për këto kundërvajtje të rrezikshme, ndaj të dy shoferëve është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro secilit, 5 pikë negative si dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 12 muaj.






