Dybala mund të transferohet te gjiganti evropian
D

Dybala mund të transferohet te gjiganti evropian

Paulo Dybala, nga tekniku Xavi konsiderohej jo në nivelin e duhur, për Barcelonën, mirëpo duket se me largimin e tij, kampioni i botës me Argjentinën, mund të jetë një ndër përforcimet e reja, për sezonin e ri.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Drejtori Sportiv i klubit, Deco është i gatshëm të paguajë klauzolën prej vetëm 12 milionë eurosh, për një futbollist, që së pari i kushton shumë më shumë kartoni dhe së dyti, pavarësisht dëmtimeve të kaluara këtë sezon ka arritur të shënojë plot 13 gola e të asistojë 7 të tjerë, në vetëm 26 paraqitje për “Verdhekuqtë”.

Megjithatë, Barcelona duhet të nxitojë në rast se dëshiron të sigurojë shërbimet e “yllit” argjentinas, teksa për këtë të fundit interesohen gjithashtu edhe “Çekanët” e West Ham, por edhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid,. Sidoqoftë, vetë Dybala pak kohë më parë u shpreh se nëse largohet nga Italia do të ishte i gatshëm të niste një “aventurë” të re, në Spanjë.

TË FUNDIT