Në mëngjesin e sotëm, qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pengesa të mëdha, përcjell AutoPortali.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në ora 09:10 nga autoritetet kompetente, situata në shumicën e pikave kufitare është e qetë, si për automjetet, ashtu edhe për kamionët.
Pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë kohë pritjeje minimale për hyrje dhe dalje, që variojnë nga 1 deri në 10 minuta. Pikat me kohën më të shpejtë të qarkullimit janë:
Qafa e Morinës dhe Qafa e Prushit, me kohë pritjeje prej vetëm 1-2 minuta në të dy drejtimet. Përjashtim bën pika kufitare Merdarë, ku është raportuar një kolonë prej 200 metrash në dalje, dhe koha e pritjes është 05-10 minuta, më e larta në krahasim me pikat tjera.
Qarkullimi për kamionët është gjithashtu i lehtë në të gjitha pikat kufitare. Koha e pritjes për hyrje dhe dalje është e njëjtë në të gjitha pikat: 03-05 minuta, dhe nuk ka kolona të raportuara.
Këto të dhëna tregojnë një situatë të qëndrueshme dhe normale në të gjitha pikat kufitare, çka është një lajm pozitiv për udhëtarët dhe transportuesit./AutoPortali/




