Një ngjarje alarmante ka ndodhur ditën e djeshme në rrugët e Mitrovicës, ku një i ri është parë duke kryer manovra të rrezikshme me motorin e tij, duke bërë “drifta” në mes të trafikut.
Sjellja e tij jo vetëm që ka shkaktuar panik tek qytetarët, por ka rrezikuar në mënyrë serioze jetën e tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, përcjell AutoPortali.




