E konfirmon Policia: Dy të lënduar në një aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës
E

E konfirmon Policia: Dy të lënduar në një aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, një këmbësor dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve të përfshira.

Lajmin e ka konfirmuar për AutoPortalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre aktualisht nuk është bërë e ditur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

TË FUNDIT