E paparë ajo që ndodhi në Indian Wells (VIDEO)
E

E paparë ajo që ndodhi në Indian Wells (VIDEO)

Në turneun masters të Indian Wells që po zhvillohet në Amerikë ka ndodhur diçka e rrallë. Një tufë bletësh kanë “pushtuar” fushën e lojës dhe vendosën të ngrinin folenë e tyre në një kamerë të lëvizshme anës fushës.

Kjo prani e tyre në fushën e lojës detyroi gjyqtyarin të pezullojë ndeshjen mes Alcaraz dhe Zverev, që ishte edhe çerekfinalja e fundit e ditës.

Bletët fillimisht iu drejtuan tenistëve e më pas u përhapën në fushë. Ndeshja u pezullua në setin e parë me rezultatin 1-1, me Alcaraz në shërbim dhe duket se si spanjolli ashtu edhe gjyqtari janë thumbuar. Të dy lojtarët janë detyruar të largohen nga fusha për t’i shpëtuar insekteve.

Në pamjet që shihen, që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale, mund të shihen njerëz që ikin dhe kamerat të mbuluara nga bletët.

TË FUNDIT