E rëndë, një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku në Nabërgjan të Pejës
E

E rëndë, një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku në Nabërgjan të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Nabërgjan të Pejës ku ka mbetur i vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar, përcjell AutoPortali.

Aksidentin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Gashi tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia dhe njesitë relevante janë në vendin e ngjarjes të cilët po merren me rrethanat e shkakut të aksidentit. /AutoPortali/

TË FUNDIT