Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit.
Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, raporton Euronews, përcjell AutoPortali.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fëmija duke kaluar rrugën për në shkollë i shpëton nga dora të ëmës dhe përplaset nga makina.
Paraprakisht mësohet se i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes.



