Emin Bajrami ndahet me Ulpianën
E

Emin Bajrami ndahet me Ulpianën

Emin Bajrami nuk është më trajner i KF Ulpiana 1926.

Klubi nga Lipjani ka njoftuar se trajneri i njohur kosovar ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij qysh në start të pjesës së dytë të sezonit.

Përkundër fitores ndaj Ramiz Sadikut dhe gjasave reale për t’u rikthyer në Superligë, Bajrami ua ka shprehur vendimin e tij drejtuesve të klubit, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, KF Ulpiana 1926 e ka falënderuar trajnerin për punën e bërë për një vit e gjysmë në këtë klub dhe i ka uruar atij suksese.

Ky klub ndërkohë është në kërkim të pasuesit të Bajramit dhe pritet ta zyrtarizojë atë shumë shpejt.

Ulpiana gjendet në pozitën e katërt në Grupin B të Ligës së Parë me 31 pikë, vetëm tri më pak se liderja Vjosa.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit të Ligës së Parë të Kosovës./Gazeta Express/

TË FUNDIT