Enrique: Dembele e meriton Topin e Artë
E

Enrique: Dembele e meriton Topin e Artë

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli para ndeshjes debutuese në Kupën e Botës për Klube kundër Atletico Madridit, transmeton AutoPortali.
Ai theksoi se skuadra është e përqendruar dhe e motivuar për këtë sfidë të re.“Fitorja në Ligën e Kampionëve ishte historike, por tani jemi të fokusuar te suksesi tjetër,” tha Enrique. Sa i përket Ousmane Dembele, ai u shpreh: “E meriton Topin e Artë, por çmimet individuale nuk më interesojnë” – ka thënë trajner i PSG-së.
Enrique theksoi se PSG i ka fituar të gjitha trofetë vendore dhe është e vendosur të triumfojë edhe në këtë turne ndërkombëtar.

TË FUNDIT