Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura.
Sipas njoftimit në rrjetin social Facebook, bazuar në parashikimet meteorologjike, pritet përkeqësim i motit me erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona të qytetit, shkruan AutoPortali.
Kjo drejtori u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin pranë pemëve, objekteve të larta dhe strukturave të paqëndrueshme, të cilat mund të paraqesin rrezik gjatë këtyre kushteve atmosferike.
Në rast nevoje, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit për ndihmë apo raportime, në numrat kujdestarë:
📞 0800 122 33 ose
📞 0800 122 44




