Nuk ka paqe për Federatën e Futbollit të Kamerunit. Mosmarrëveshja mes presidentit Samuel Eto’o dhe Qeverisë së Kamerunit shtoi një kapitull të ri, kur pati një sherr të fortë verbal mes vetë ish-lojtarit të Interit dhe Barcelonës dhe Marc Brys, trajnerit belg të emëruar si trajner nga Ministri i Sportit disa javë më parë.
Federata vendosi ta shkarkojë përfundimisht belgun Brys. Lufta mes të dyve, për momentin, u fitua nga Eto’o, i cili emëroi Martin Ndtoungou Mpile në krye të “Luanëve të Paepur”.
Samuel Eto’o président de la fédération et Marc Brys, le nouveau sélectionneur.
C’est chaud entre eux. 🇨🇲😵💫 pic.twitter.com/KlmQtLtOhh
— 🏆 Actu Foot Afrique (@ActuFootAfrique) May 28, 2024
Mes këtij kaosi, Kameruni duhet të luajë dy ndeshje në ditët e ardhshme, kundër Kepit të Gjelbër (8 qershor) dhe Angolës (11 qershor), të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.



