EURO 2024 vazhdon sot me katër super ndeshje
E

EURO 2024 vazhdon sot me katër super ndeshje

Kampionati Evropian ‘Gjermania 2024’, vazhdon sonte me katër superndeshje.

Ky evropian që po sjell sfida dramatike, sonte vjen me ndeshet e xhiros së tretë në Grupin C dhe D.

Në Grupin C përballen Angli-Slloveni dhe Danimarkë-Serbi, ndeshje që fillojnë në orën 21:00.

“Tre Luanët” kryesojnë grupin me katër pikë, dy më shumë së Danimarka dhe Sllovenia, kurse, Serbia është e fundit me vetëm një pikë.

Ndeshje interesante pritet të luhen edhe në Grupin D, ku ballafaqohen Francë-Poloni dhe Holandë-Austri, ndeshje që startojnë në orën 18:00.

Holandezët dhe francezët janë në rrugë të mirë të sigurojnë kualifikimin në rundin tjetër pasi kryesojnë grupin me nga katër pikë, derisa Austria ka një pikë më pak, kurse, Polonia është me zero pikë.

TË FUNDIT