Faza e eliminimit direkt nis me super ndeshje
F

Faza e eliminimit direkt nis me super ndeshje

Janë përcaktuar 16 kombëtaret që kanë arritur të sigurojnë “biletën”, për në fazën e eleminimit direkt, atë të 1/16-ve në Kampionatin Evropian, “Gjermania 2024”.

Kështu, gjithçka do të nisë me sfidat e 29 qershorit, atë “Olympiastadion”, mes “Helvetëve” të Zvicrës dhe “Të Kaltërve” italianë dhe atë të “Signal Iduna Park”, mes “Pancerave” organizatorë të garës dhe “Vikingëve” danezë, për të vijuar më pas me ato të së dielës, Angli-Sllovaki e Spanjë-Gjeorgji, me këta të fundit që po përjetojnë një “përrallë” dhe do të luftojnë për të surprizuar një “gjigant” të madh të futbollit, si “Iberikët”.

Më 1 korrik, “Gjelat” francezë do t’i shpëtojnë “flakëve” të “Djajve” belg, ndërsa “Luzitanët” portugezë sfidojnë Slloveninë, ku në rast fitoreje të Francës e Portugalisë do të shihnim në çerekfinale, një përsëritje të finales së madhe, të EURO 2016, ku Ronaldo me shokë siguruan titullin e parë kampion në historinë e tyre.

Ndërkaq, sfidat çerekfinale do të mësohen mbrëmjen e 2 korrikut, ku fillimisht Rumania do të tentojë “surprizën” ndaj “Tulipanëve” holandezë, derisa Austria do të kërkojë të dominojë edhe në fazën me eleminim direkt, ku përballë e ka Turqinë.

 

TË FUNDIT