Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar aplikacionin zyrtar nga Federata Botërore e Golfit.
Me këtë rast, FGK do të bëhet anëtarja e re e familjes botërore në botën e golfit, transmeton Klankosova.tv.
“Federata e Golfit e Kosovës ka pranuar aplikacionin zyrtar nga Federata Botërore e Golfit dhe pritet të bëhet anëtarja më e re e Familjës së madhe botërore të Golfit!”, thuhet në njoftim.
“Urime gjithë lojëtarëve dhe anëtarëve të Kosovës”.
Përndryshe, Federata e Golfit e Kosovës është themeluar zyrtarisht me 17 Tetor të vitit 2018.