Ferizaj: Shoferi 19-vjeçar kapet me 150 km/h në zonë ku lejohet vetëm 40 km/h
F

Ferizaj: Shoferi 19-vjeçar kapet me 150 km/h në zonë ku lejohet vetëm 40 km/h

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar një shofer të ri për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë, në një zonë me kufizim të qartë të lëvizjes.

Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, është ndaluar një automjet i tipit Golf me targa vendore, i cili drejtohej nga një 19-vjeçar me inicialet B.A, shkruan AutoPortali.

Sipas policisë, automjeti është kapur duke lëvizur me 150 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është vetëm 40 km/h – një shkelje kjo e cilësuar si e rëndë dhe e rrezikshme për sigurinë publike.

Për këtë shkelje, ndaj shoferit janë ndërmarrë masa ndëshkuese të ashpra: gjobë prej 500 eurosh, 5 pikë negative në patentë shofer dhe ndalim i drejtimit të automjeteve motorike për një periudhë prej 12 muajsh. Po ashtu, shoferi është përjashtuar nga trafiku në mënyrë të menjëhershme.

TË FUNDIT