Ferrari në krizë, gati “revolucioni”
F

Ferrari në krizë, gati “revolucioni”

Entuziazmi për ardhjen e Lewis Hamilton te Ferrari në fillim të vitit 2025 është zbehur shpejt. Pas 9 garash, skuadra ka vetëm tri podiume me Leclerc dhe një fitore sprint nga britaniku, ndërsa problemet teknike dhe mungesa e rezultateve kanë nxitur pakënaqësi të brendshme.

Drejtori sportiv Frederic Vasseur rrezikon shkarkimin në fund të sezonit, me Antonello Coletta që përmendet si pasues i mundshëm. E ardhmja e Charles Leclerc është gjithashtu e paqartë, pavarësisht kontratës deri në 2029. Monegasku mund të tundohet nga një ofertë e mundshme nga Mercedes, nëse situata nuk përmirësohet.

Ironikisht, i vetmi që duket i sigurt për vitin 2026 është Hamilton, i cili pritet të qëndrojë në Maranello pavarësisht vështirësive.

TË FUNDIT