Ferrari nën presion për vitin 2026
F

Ferrari nën presion për vitin 2026

Pas një sezoni zhgënjyes, Charles Leclerc pret që Ferrari t’i japë më në fund një makinë konkurruese në vitin 2026. Piloti nga Monako është në sezonin e tij të shtatë me ekipin dhe durimi po i mbaron, sidomos teksa sheh rivalët Max Verstappen dhe Lando Norris të fitojnë tituj.

Ferrari nuk ka fituar kampionatin që nga viti 2007 dhe 2026 shihet si vit vendimtar. Menaxheri i Leclerc-it, Nicolas Todt, ka sinjalizuar se, nëse Ferrari nuk ofron makinë fituese, do të merren në konsideratë edhe skuadra të tjera.

Sipas mediave italiane, Aston Martin është një nga ekipet e interesuara për Leclerc-in për 2027, falë investimeve të mëdha, partneritetit me Honda dhe afrimit të Adrian Newey-t. Nëse Ferrari dështon edhe një herë, Leclerc pritet të jetë figura kryesore në tregun e pilotëve të vitit 2026.

TË FUNDIT