Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, nuk ishte pjesëmarrës në garën për Shpërblimin e Madh të Arabisë Saudite, ndërsa drejtori sportiv i skuadrës, Frederic Vasseur ka treguar situatën e tij.
“Gjëja më e rëndësishme është të rikuperohet sa më mirë dhe të mos e nxitojmë rikthimin e tij në pistë. Fakti që ai mundi të rikthehej në pistë për të qenë me ekipin 24 orë pas operacionit është një shenjë pozitive dhe na ka dhënë një mbështetje të madhe”, ka thënë Vasseur.
Sainz u operua nga apandesiti pak orë para garës, por ai la spitalin për të qenë pranë skuadrës në garazhin e “kokëkuqes”.

“Carlos do të fluturojë në shtëpi me mua dhe do të ketë një javë pushim të plotë. Atëherë do të vendosim nëse do ta lëmë të vijë në Melburn apo jo. Është një rrugë e gjatë, një garë e vështirë dhe duam që piloti të jetë në 100 për qind të formës”, tha Vasseur.
Në garën e fundit, vendin e saj e zuri britaniku 18-vjecar Oliver Bearman, por prania e tij në pistë në Austri mund të mos jetë e sigurt edhe nëse mungon Sainz. Pilotët rezervë Antonio Giovinazzi apo Robert Shwartzman mund të zëvendësojnë spanjollin.



