FIA deklarohet për shpenzimet e skuadrave të Formula 1 në vitin 2024
F

FIA deklarohet për shpenzimet e skuadrave të Formula 1 në vitin 2024

FIA ka konfirmuar se të gjitha 10 skuadrat e Formula 1 kanë respektuar kufirin e shpenzimeve për sezonin 2024, ndërsa tek  Aston Martin është gjetur në një shkelje procedurale të vogël, pa tejkaluar limitin financiar.

Sipas FIA-s, shkelja ndodhi për shkak të “rrethanave të paparashikuara” që e penguan auditorin e ekipit të firmoste dokumentet brenda afatit. Aston Martin dhe FIA arritën një Marrëveshje për Shkelje të Pranuar (ABA) më 29 shtator 2025, pa ndonjë gjobë apo penalitet.

FIA theksoi se asnjë ekip tjetër nuk ka shkelur rregullat, dhe se nuk ka prova që Aston Martin të ketë përfituar ndonjë avantazh. Rasti i fundit i tejkalimit real të kufirit mbetet ai i Red Bull në vitin 2021.

TË FUNDIT