FIA do të ndryshojë terminologjinë e F1
F

FIA do të ndryshojë terminologjinë e F1

FIA ka njoftuar se do të thjeshtojë termat teknikë të Formula 1 për sezonin 2026, me qëllim që t’i bëjë më të kuptueshëm për publikun. Ndryshimet lidhen me rregulloret e reja të motorit dhe shasisë, të cilat do të transformojnë mënyrën e garimit.

Meqenëse DRS do të hiqet dhe do të zëvendësohet me aerodinamikë aktive në çdo drejtëz, FIA planifikon të ndryshojë termat ekzistues X-mode, Z-mode dhe Manual Override Mode (i shkurtuar MOM), pasi janë konsideruar shumë konfuzë. X-mode e Z-mode tashmë janë zëvendësuar përkohësisht me “straightline mode” dhe “cornering mode”.

FIA dëshiron një terminologji të unifikuar që përdoret njësoj nga ekipet, komentatorët dhe tifozët. Drejtori i njësive njëvendëshe, Nikolas Tombazis, tha se qëllimi është qartësia dhe thjeshtësia.

Emrat përfundimtarë pritet të zbulohen para fundit të vitit. Një opsion i mundshëm është që “Manual Override Mode” të quhet thjesht “overtake mode”, ndërsa X-mode dhe Z-mode mund të përmblidhen nën termin e përgjithshëm “aerodinamikë aktive”, pasi të gjitha makinat do të përdorin të njëjtat konfigurime të krahëve në kthesa dhe drejtëza.

TË FUNDIT