FIA shpall alarm për nxehtësinë në Çmimin e Madh të Austrisë
F

FIA shpall alarm për nxehtësinë në Çmimin e Madh të Austrisë

Organi drejtues i Formula 1, FIA, ka shpallur një alarm për nxehtësinë (Heat Hazard) për fundjavën e Çmimi i Madh i Austrisë, për shkak të valës së fortë të të nxehtit që po përfshin Evropën.

Temperaturat në pistën Red Bull Ring pritet të kalojnë 31°C, ndërsa gjatë kualifikimeve dhe garës mund të arrijnë deri në 33°C.

Sipas rregullave të FIA-s, kur indeksi i nxehtësisë kalon pragun e caktuar, aktivizohen masa shtesë për mbrojtjen e pilotëve. Ata tani do të kenë mundësinë të zgjedhin mes:

Veshjes së jelekëve ftohës (cooling vests), ose
Vendosjes së 0.5 kg ballast shtesë në makinat e tyre.

FIA kishte planifikuar që jelekët ftohës të bëheshin të detyrueshëm, por pas kundërshtimeve nga pilotët lidhur me komoditetin dhe efektivitetin e tyre, përdorimi i tyre mbetet ende opsional.

Valët e të nxehtit kanë goditur disa vende evropiane, ndërsa Austri është mes vendeve që kanë regjistruar temperatura rekord për muajin qershor.

TË FUNDIT