Fiat-Abarth 1300 OT “Periscopio” i vitit 1966 shitet në ankand
F

Fiat-Abarth 1300 OT “Periscopio” i vitit 1966 shitet në ankand

Një nga modelet më të rralla dhe të veçanta të viteve ’60, Fiat-Abarth 1300 OT “Periscopio” i vitit 1966, është vënë në shitje në ankandin prestigjioz të Villa d’Este.

Vlerësimet paraprake sugjerojnë një çmim mbi 400,000 euro, falë gjendjes së tij origjinale dhe historisë unike.

I projektuar për garat në kategorinë FIA Group 4, ky model ishte ndërtuar në numër shumë të kufizuar. Çatia karakteristike me formë “periskopi” i jep identitet të dallueshëm dhe e bën këtë ekzemplar veçanërisht të dëshirueshëm për koleksionistët, shkruan AutoPortali.

Pas dekadash në heshtje, ky automjet i rrallë është zbuluar sërish – dhe pikërisht në një gjendje të paprekur, një gjë gjithnjë e më e rrallë për makinat me histori garash. Një rast i rrallë për entuziastët dhe koleksionistët anembanë globit.

TË FUNDIT