Trionda është emri që do të dëgjohet shumë në muajt në vijim – topi zyrtar i Kupës sëBotës 2026, prezantuar nga Adidas në Nju Jork.
I krijuar me teknologji të avancuar, ai përfshin një sistem çipi të integruar që ndihmon në identifikimin e prekjes së topit, përfshirë penalltitë dhe rastet me dorë, duke dërguar të dhëna në kohë reale në sistemin VAR.
Topi përfaqëson tre vendet pritëse të turneut, SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën me një dizajn që kombinon ngjyrat kombëtare (e kuqe, blu dhe jeshile) në forma trekëndore dhe ikona përkatëse: yll për SHBA-në, gjethe panje për Kanadanë dhe shqiponjë për Meksikën.
It’s all in the details 🔍#WeAre26 | #FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) October 2, 2025
Shtresat e arta nderojnë trofeun e Kupës së Botës.
I ndërtuar me katër panele për stabilitet dhe aerodinamikë maksimale, Trionda përmban gjithashtu teknologjinë më të fundit “Connected Ball” nga Adidas, e zhvilluar me Kinexon.
Çipi i montuar në një nga panelet, i balancuar me kundërpeshë në të tjerët, ofron saktësi në lëvizje dhe ndihmon gjyqtarët në vendimmarrje më të shpejtë për offside dhe ndërhyrje të dyshimta.
Topi komunikon me 8 deri në 12 kamera në stadium, duke garantuar sinjal të drejtpërdrejtë me VAR. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, nuk ka GPS, por përfshin teknologjinë e vijës së portës për vendime të sakta.



