Fituesit dhe humbësit e Çmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP
F

Fituesit dhe humbësit e Çmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP

Nga fitorja e parë e Fermin Aldeguer, tek dëmtimi i rëndë i Marc Marquez dhe strategjia e çuditshme e Ducati-t në PR, gara e Indonezisë ishte një nga më të pazakontat e sezonit 2025 në MotoGP.

Fitues: Fermin Aldeguer

Rookies-i i Gresini-t fitoi garën e parë në MotoGP me dominim të plotë. Ishte më i shpejti me Ducati dhe u bë fituesi i dytë më i ri në histori, pas Marc Marquez.

Humbës: Marc Marquez

Vetëm një javë pas fitimit të titullit, Marquez u rrëzua në kthesën 7 pas kontaktit me Bezzecchi dhe theu shpatullën. Një fundjavë për t’u harruar.

Fitues: Pedro Acosta

Menaxhoi garën në mënyrë të zgjuar, përfitoi nga gabimet e rivalëve dhe përfundoi i dyti, performanca më e mirë e tij këtë sezon.

Humbës: Bagnaia dhe Ducati

Pas fitores në Japoni, Bagnaia dështoi plotësisht në Indonezi. Thashethemet për testime të paligjshme dhe mungesë ritmi çuan në rrëzim dhe largim nga media pas garës.

Fitues: Brad Binder

Pas një sezoni të dobët, një ndryshim në setup e ndihmoi të ngjitej nga vendi i 15-të në të 4-tin, rikthim i rëndësishëm për KTM-në.

Humbës: Aprilia dhe Bezzecchi

Pas një pole dominues dhe fitores në sprint, Bezzecchi u përplas me Márquez në garën kryesore dhe eliminoi veten dhe rivalin. Aprilia humbi një shans të madh për fitore.

 

TË FUNDIT