Flakët në Drenovë dalin jashtë kontrollit, autoritetet fajësojnë fermerët
F

Flakët në Drenovë dalin jashtë kontrollit, autoritetet fajësojnë fermerët

“Është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave, të shkaktojë dëme kaq të mëdha.”

Kështu është shprehur kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, raporton TopChannel, teksa ndodhet mbrëmjen e djeshme në terren për të monitoruar nga afër operacionin për shuarjen e flakëve në Drenovë të Mallakastrës, ku riaktivizimi i zjarrit mori përmasa të mëdha duke rrezikuar puset e naftës, një magazinë dhe një nënstacion elektrik në afërsi.

Ndërhyrja ishte e shpejtë nga ana e shërbimeve zjarrfikëse, të cilat kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të zjarrit, transmeton AutoPortali.

Qerimaj ka pohuar gjithashtu se pavarësisht errësirës dhe vështirësive të terrenit puna për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje.

Ndërkohë autoritetet vendore po vlerësojnë situatën për të kërkuar jo vetëm ndihmën e forcave të ushtrisë, por edhe ndërhyrje nga ajri për izolimin e plotë të dy vatrave aktive.

TË FUNDIT