Flick flet për herë të parë si trajner i Barcelonës (VIDEO)
F

Flick flet për herë të parë si trajner i Barcelonës (VIDEO)

Trajneri gjerman, Hansi Flick ka thënë se ndihet krenar që është emëruar trajner i Barcelonës.

Sot (e mërkurë) gjatë ditës, Barcelona konfirmoi zyrtarisht gjermanin Flick si trajner të ri të ekipit.

Flick erdhi si pasues i Xavi Hernadezit dhe ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin nga “Camp Nou”.

Emërimi i tij në krye të Barcelonës e ka bërë krenar Flickun, i cili ka thënë se ndajnë të njëjtin vizion dhe filozofi me klubin.

“Jam krenar që jam te Barça, është vërtet një klub i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Flick pas prezantimit.

“Ne ndajmë të njëjtin vizion dhe filozofi, me posedim dhe futboll cilësor. Barça ka La Masian, një nga akademitë më të mira në botë; kështu që misioni ynë është të përmirësojmë të gjithë lojtarët”, përfundoi gjermani.

TË FUNDIT