Fluks i shtuar në disa pika kufitare, më së shumti pritje në Merdarë dhe Dheu i Bardhë
F

Fluks i shtuar në disa pika kufitare, më së shumti pritje në Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Me afrimin e fundjavës dhe motin e ngrohtë e me diell, qytetarët kanë nisur lëvizjet drejt dhe nga Kosova për të kaluar pushimet jashtë vendit apo për të vizituar familjet, përcjell AutoPortali.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh i automjeteve është regjistruar në pikën kufitare të Merdarës, ku pritjet në dalje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 400 metra e gjatë.

Një situatë e ngjashme është edhe në Dheun e Bardhë, ku pritjet në dalje janë deri në 60 minuta, dhe kolona arrin deri në 700 metra. Në këto dy pika, qytetarët këshillohen të kenë durim dhe të konsiderojnë përdorimin e pikave alternative, kur është e mundur.

Ndërkaq, në shumicën e pikave të tjera kufitare, situata paraqitet e qetë. Pritjet variojnë nga 3 deri në 10 minuta në hyrje dhe dalje, ndërsa nuk janë raportuar kolona të gjata as për automjete dhe as për kamionë.

Gjendja në pikat kryesore kufitare (automjete – dalje): Merdarë: 30-40 minuta, 400 m kolonë, Dheu i Bardhë: 60 minuta, 700 m kolonë, Pikat tjera: 3-5 minuta pritje, pa kolona

Për kamionët, situata është stabile në të gjitha pikat kufitare, me kohë pritjeje që shkon nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar do të vazhdojë të publikojë përditësime në kohë reale, ndërkohë që qytetarët këshillohen të informohen përpara se të nisen për rrugë, për të shmangur pritjet dhe trafikun e ngarkuar./AutoPortali/

TË FUNDIT