Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, të përditësuara mëngjesin e sotëm, përcjell AutoPortali.
Sipas statistikave, situata paraqitet kryesisht stabile, por disa pika shënojnë pritje më të gjata dhe fluks më të madh të automjeteve
Dheu i Bardhë – është pika me pritjen më të gjatë, me 90 minuta në dalje dhe një kolonë prej 800 metrash. Merdarë – po ashtu shënon fluks të shtuar, me pritje deri në 20 minuta në dalje dhe një kolonë prej 150 metrash kurse në Jarinje ka një pritje prej 10–15 minuta në hyrje.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona të gjata apo vonesa të konsiderueshme.
Për kamionët, situata mbetet stabile në të gjitha pikat, me kohë pritjeje nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona.
Qendra Kombëtare apelon për kujdes dhe planifikim të udhëtimit, sidomos nëse planifikohet kalimi nëpër pika me fluks më të madh si “Dheu i Bardhë” apo “Merdarë”./AutoPortali/




