Formula 1 gati për revolucion
F

Formula 1 gati për revolucion

Gara e Abu Dhabit, ku Lando Norris fitoi titullin kampion, shënoi fundin e sistemit DRS në Formula 1. DRS, i përdorur që nga viti 2011 për të lehtësuar parakalimet, lejonte rritje të shpejtësisë deri në 12 km/h duke hapur krahun e pasmë.

Nga tani, DRS zëvendësohet me MOM (Manual Override Mode), i cili ofron fuqi shtesë nga motori elektrik pa cenuar stabilitetin e makinës. MOM mund të aktivizohet kur piloti është brenda një sekonde nga makina përpara dhe nuk ka zona të përcaktuara përdorimi.

Me MOM, shpejtësia mund të rritet deri në 30 km/h, duke i bërë parakalimet më të lehta. Ndryshime të tjera përfshijnë rregulla të reja, aerodinamikë aktive dhe ardhjen e ekipeve të reja si Audi dhe Cadillac.

TË FUNDIT