Frimpong kërkohet nga gjigantët evropianë
F

Frimpong kërkohet nga gjigantët evropianë

“Fantazisti” i krahut të djathtë të fushës, Jeremie Frimpong është duke shkëlqyer, tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen dhe kjo ka ngjallur interesin e disa “gjigantëve” të futbollit evropian, si Real Madrid, Manchester United e së fundmi edhe disa klube të tjera.

Chelsea, Arsenal, Bayern Munich e Manchester City po kërkojnë të lëvizin shpejt në këtë  operacion, pasi kërkojnë të firmosin me lojtarin që në muajin janar, por përveç konkurrencës me dy klubet e tjera, “gjigantët” ka hasur edhe në vendimin e lojtarit, me Frimpong që nuk dëshiron të lëviz në afatin kalimtar të dimrit.

Për kartonin e tij, Leverkusen mendohet se kërkon minimalisht 60-70 milionë euro, por deri në verë ndoshta ky çmim mund të rritet, por edhe të ulet, në varësi të performancave të lojtarit, që deri më tani kanë qenë fantastike.

TË FUNDIT