Ndonëse Ferrari dominoi sesionin e parë të provave të lira të zhvilluara sot në Melburn, në sesionin e dytë “ngriti kryet” makina McLaren e Oscar Piastrit. I zoti i shtëpisë dha kohën më të shpejtë në sesionin e dytë: 1’19”729.
Pas tij u renditën dy makinat Mercedes të Kimi Antonelli e George Russell, gati dy të dhjetat më të ngadalshme. Në “top-5” u renditën edhe Lewis Hamilton e Charles Leclerc me Ferrari, me monegaskun që pat dominuar në sesionin e parë.
Vetëm i gjashti holandezi Max Verstappen me Red Bull, që la pas kampionin e botës në fuqi Lando Norris me makinën tjetër McLaren. Britaniku ishte më shumë se 1 sekondë më i avashtë se shoku i tij i skuadrës Piastri.
Mëngjesin e së shtunës, në orën 06:00, do të zhvillohen provat zyrtare, ato për “pole position” e parë sezonal. Ndërsa të dielën, në orën 05:00, do të zhvillohet gara e Melburnit, që pritet me interes duke parë ndryshimet në rregullore.



