Dion Gallapeni ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Kombëtares së Kosovës mbrëmë.
Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme që Dardanët ta mposhtnin Turqinë në finalen e “play-off”-it për të shkuar në Botërorin 2026.
E mbrojtësi i majtë i Kosovës e bëri një postim në rrjetet sociale sot duke e shprehur mërzinë e tij.
Por, futbollisti kosovar beson se ai me shokë do të kthehen më të fortë për ta realizuar bashkërisht ëndrrën e çdo shqiptari.



