Gara “Kulla 2025”, bllokohet rruga Radavc-Kullë
G

Gara “Kulla 2025”, bllokohet rruga Radavc-Kullë

Rruga Radavc–Kullë do të jetë e mbyllur sot për shkak të garës automobilistike ndërkombëtare “Kulla 2025”.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se për shkak të organizimit të kësaj gare, qarkullimi në këtë segment rrugor do të ndërpritet përkohësisht më 29 qershor 2025.

Si pasojë, do të ketë ndikim edhe në lëvizjen e automjeteve përmes Pikës Kufitare Kullë, pasi mbyllja e rrugës do të ndikojë në rrjedhën normale të trafikut kufitar.

TË FUNDIT