Një banor i Prishtinës është ankuar në redaksinë e Klankosova.tv për gjendjen e rëndë të rrugëve të një pjese të kryeqytetit.
Ai thotë se dëmin kryesor po e bëjnë kompanitë e ndërtimeve të larta në Prishtinë, përcjell AutoPortali.
Derisa, ai ka dërguar edhe fotografi nga rruga “Lushnja” në Prishtinë, ku sipas fotove, rruga shihet me gropa dhe mjaft me dëme.






