Qytetarët e Prishtinë vazhdojnë të përballen me telashe sa i përket menaxhimit të mbeturinave dhe sigurisë nga qentë endacakë.
Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, një qytetare nga Prishtina ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar në lagjen e saj, përcjell AutoPortali.
Ajo është ankuar se, pavarësisht se paguan rregullisht për shërbimin, mbeturinat në rrugën “Xhavit Gashi” ku ajo jeton nuk janë larguar prej tri javësh.
“Tri herë kam thirrë, 3 javë nuk jon ardh me marrë bërllokun, me një pension që e kam e paguaj çdo muaj. Në rrugën Xhavit Gashi gati një muaj nuk e kanë marrë bërllokun, beso në Zot, e kanë marrë sokakun. Qentë donë me na qky, as punë e as shkollë nuk po guxojna, po duhet me i qu fëmijët deri të shkolla Nazim Gafurri, se nuk po guxojmë prej qenve me shku, qaq shumë u bo bërlloki”, tha qytetarja.
Detajet i gjeni në videon e mëposhtme:



